Zyrtari i VV’së lëshon akuza në drejtim të Kohës Ditore: Po ‘hulumtojnë’ atë që dëshiron Kadri Veseli

Vetëvendosje ka nisur të lëshojë akuza në drejtim të “Kohës Ditore” se po hulumtojnë atë që dëshiron Shefi i PDK’së, Kadri Veseli.

Liburn Aliu, deputet i VV’së, ka shkruar një reagim në formë akuze se “Koha Ditore” po shkruan dhe po ‘hulumton’ çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Shefit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu, në një reagim.

Koha Ditore ka shkruar ditë më parë se Gjykata Kushtetuese pritet ta shpallë jokushtetues Dekretin e Thaçit për Avdullah Hotin. Në të njëjtën kohë do ta përcaktojë afatin 15 ditor për partinë fituese që ta dërgojë emrin për Shef të Qeverisë prej momentin kur merr kërkesën nga Presidenti.

Liburn Aliu ka thënë se mund të rastësi i gjithë ‘hulumtimi’ i Kohës Ditore që i shkon për shtati Kadri Veselit.

“Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar ai.

Raportet e VV’së me Kohën Ditore kanë qenë të mira kohëve të fundit. Dikur, Vetëvendosje i kërkonte përgjegjësi Surroit për milionat e fituara, për takimin me Milloshevicin dhe akuzonin këtë gazetë se ka lidhje me pushtetin.

KD, ka shkruar më 22 maj se Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet. Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses janë mobilizuar për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë.

“Një burim në Kushtetuese i ka thënë “Kohës Ditore” të enjten se dekreti me të cilin kreu i shtetit e ka caktuar për mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike do të shpallet antikushtetues, meqë ai është nxjerrë pa përgjigjen definitive të LVV-së për kandidatin për kryeministër”, shkruan gazeta e themeluar nga Veton Surroi.

Por, Aktgjykimi do të thotë shprehimisht se jodomosdo pas mocionit kundër Qeverisë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po kështu, do të parashohë edhe mundësinë e bërjes së një qeverie, pa partinë fituese të zgjedhjeve.

Fitore H

Read Previous

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë

Read Next

Këto janë rregullat e karantinës së udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar