ZYRTARE: Lëndohet heroi i fitores ndaj Maltës, mungon kundër Ishujve Faroe

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një kumtese njofton se për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të përsëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta futbollisti i Kombëtares A Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme ishujt Faroe – Kosova.

Shtabi teknik i ekipit kombëtar, thuhet në njoftim, është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe.

Kujtojmë se mbrëmë Kosova shënoi fitore kundër Maltës me rezultat 3-1.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan më 14 tetor në udhëtim te Ishujt Faroe.

Gazetari

Read Previous

ZYRTARE: Suspendohen Khabib dhe McGregor

Read Next

Rivaldo: Ky yll i futbollit mund zëvendësojë Ronaldon te Reali