‘ZOTI po na dënon për martesat GAY dhe ABORTIN’, teoria për COVID-19

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke vrarë mbi 200 mijë njerëz, ndërkohë që disa anëtarë të ekstremit të djathtë kristian kanë fajësuar anëtarët e komunitetit LGBT për përhapjen e koronavirusit.

Predikuesi i njohur evangjelist Pat Robertson e theksoi së fundmi këtë pikë, duke thënë se Zoti nuk do të ndalojë pandeminë deri sa njerëzit të “heqin dorë nga mënyrat e tyre të djallëzuara”, duke iu referuar homoseksualitetit dhe gjërave të tjera “të tmerrshme”.

Në një klip të publikuar nga mediat amerikane, evangjelisti 90-vjecar pyetet nga publiku: “Si mund ta shërojë Zoti tokën dhe të falë mëkatet, kur aborti dhe martesate të njëjtit seks janë ligje, dhe shumë njerëz janë anti-Izrael?”

Robertson ishte dakord me pikat e ngritura nga folësi dhe u përgjigj:

“Po e vini gishtin mbi diçka shumë të rëndësishme. Ne nuk po bëjmë kthesë pas gjërave të tmerrshme që kemi bërë. Kemi shkelur marrveshjen me Zotin, e kemi dhunuar. Kemi marrë jetën e të pafajshmëve duke i shfarosur miliona fëmijë që ishin lindur në emër të Zotit dhe ne vetë e lejuam këtë sëmundje të përhapet në të gjithë shoqërinë”, tha predikuesi i njohur, duke iu referuar homoseksualitetit dhe abortit.

Gazetari

Read Previous

Sabri Fejzullahu flet pas performancës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Read Next

Soni Malaj zbulon se sapo të mbarojë karantina, do të jetë pjesë e një programi televiziv