Zogu digjet nga rryma, i vë flakën fushës

Policia gjermane njoftoi sot se një zog që kishte marrë flakë nga përçuesi i rrymës, ka shkaktuar zjarr të madh duke djegur shtatë hektarë në veri të Gjermanisë.

Dëshmitarët thanë se zogu kishte rënë në fushë pasi kishte marrë flakë në një përçues të rrymës për shkak të nxehjes jo shumë larg qytetit Rostock, transmeton kp.

Pas kësaj, fusha mori flakë dhe mbi 50 zjarrfikës u dërguan për ta fikur.

Fermerët në verilindje të Gjermanisë ankohen se në dy muajt e fundit ka pasur mungesë të të reshurave.

Gazetari

Read Previous

Jevtiq: Konflikti i ngrirë nuk është në interesin e serbëve

Read Next

Apostolova e dëshpëruar me gjendjen në arsim: Investuam miliona, rezultati zero