Zidane, i destinuar për t’u bërë trajner i Francës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i destinuar të pasojë Didier Deschamps si trajner në Francë.

Zidane ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi me Real Madridin dhe e ka katapultuar emrin e tij si trajner i madh.

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Emri i tij është përfolur shumë si trajner i mundshëm i Manchester Unitedit dhe Juventusit të ardhmen, ndërsa tani po lidhet edhe me kombëtaren e Francës.

Kështu thotë eksperti francez i futbollit, Federic Hermel.

“Zidane në krye të Francës?. Kjo do të ndodhë. Ai do të jetë trajner”, ka thënë fillimisht Hermen për AS.

“Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë, nëse dëshiron, ai mund të mbetet 25 vjet si trajner”.

“Është e qartë se ai do të bëhet trajner i Francës”, përfundoi Hermel

Ardian H

Read Previous

Emily Ratajkowski, ndryshon dhe çmend rrjetet sociale

Read Next

Pasi të gjithë u morrën që dy ditë me të, Zëvendësministri Bardheci bën një reagim publik