Zëvendëskryeministri Tahiri: Lufta jonë për liri ka qenë e drejtë

Ka ardhur reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës pas aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri për RTV Dukagjinin ka thënë se besojnë në pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ne besojmë se lufta jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë. Zhvillimet tjera nuk mund t’i komentojmë në emër të qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tahiri ka thënë se vendimet e gjykatave nuk mund të komentohen dhe do të priten zhvillimet tjera.

“Ne si qeveri nuk komentojmë vendimet e gjykatave pasi ajo është pjesë e një drejtësie ndërkombëtare e vërtetuar edhe me ligjet tona mirëpo ajo që dua të them është se lufta për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe është zhvilluar kundër regjimit të Millosheviqit”, shtoi me tej Besnik Tahiri.

Ardian H

Read Previous

Kush e mori në qafë Faruk Shalën dhe Istogun?

Read Next

Jeta Xharra: Tash po vërtetohet pse gjithë kjo nguti për tu nënshkruar marrëveshja me Serbinë