Zeka ia thotë në sy Gani Gecit: Edhe ti mund të jesh i akuzuar nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se edhe vet Gani Geci, i cili ishte i pranishëm në studio, mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Njëri nga personat që mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale, është edhe Gani Geci”, është shprehur Zeka.

Gjithashtu, Zeka ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka kontribuar në ngritjen e aktakuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bëj diçka”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”.

“Kurti e ka ndërtuar një piramidë me urrejtje dhe akuza, konkretisht ndaj Thaçit”, ka deklaruar ai.

“Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribuar kësaj  deklarate politike të prokurorit, sepse e ka parë terrenin e morrave në Kosovë”, është shprehur ai.

Ardian H

Read Previous

“Është situatë serioze”, Dr. Fauci del kundër Trumpit: Dy javët e ardhshme do të jenë kritike

Read Next

LVV: Aktakuza e Speciales ka kosto të lartë për Kosovën