Zeka: Albini i fërkoi duart për aktakuzat, VV do të gëzohet edhe për Rexhep Selimin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka shkruar përsëri për aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Zeka me anë të një postimi në Facebook, duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Albin Kurtit, tha se ai nuk e përmendi as emrin e Thaçit dhe Veselit.

Ai ka hedhur pyetjen se a do ta përmendë Kurti edhe emrin e Rexhep Selimit, kur ai të shkojë në Hagë.

Postimi i plotë i Zekës:

Shikoni se çka shkruante deputeteja e Albin Kurtit ne muajin Maj?! Akuza ishte dorezuar me 23 prill. Albini vetem i ka ferkuar duarte. Mbreme ne deklaraten e tij nuk beri ball as me permend emrin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. A thu a ka me permend emrin e Rexhep Selimit?! A thu kjo deputeteja a do te flas per bileten nje drejtimshe te shefit te grupit parlamentar te LVV?! A do gezohen edhe per te?! Sigurisht qe po, ama ne heshtje… 

Fitore H

Read Previous

89 raste të reja me koronavirus në Japoni

Read Next

Ministrja Bajrami tregon kur bëhet ekzekutimi i Pakos Emergjente