Zbutet Daçiq, thotë se dialogu me Kosovën e afron Serbinë me BE-në

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq ka thënë se për afrimin e shtetit të tij me BE-në, kyç është dialogu me Kosovën.

“Nëse kemi sukses në dialog, proceset e tjera demokratike do të shikohen më pak”, ka thënë Daçiqi në një panel diskutimi në Londër në kuadër të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor,transmeton Gazeta NewBorn.

Organizatorët kanë shmangur një panel të përbashkët me ministrin e jashtëm kosovar, i cili ishte në diskutim bashkë me ministrat e jashtëm të Bosnjës e Shqipërisë.

Ndërkohë, Daçiqi është pjesë e panelit bashkë me ministrat e jashtëm të Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Gazetari

Read Previous

Trupat e NATO-s shkatërrojnë bandën serbe që po kontrabandonte alkool në Kosovë

Read Next

NATO e bën për Kosovën