Zbulohet lista me njëzet lojtarët që kanë përfunduar më shumë në pozitë jashtë loje në histori të Ligës Premier

Emmanuel Adebayor është lojtari me më shumë përfundime në pozitë jashtë loje në historinë e Ligës Premier, sipas statistikave.

Sulmuesi nga Togo mund të ketë shënuar 97 gola në 242 paraqitje për Arsenalin, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Crystal Palace, por ai gjithashtu ishte lojtari që përfundoi më shumë në pozitë jashtë loje në histori të Ligën Premier.

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Adebayour u kap jashtë loje plot 328 herë nga 242 paraqitjet e tij apo afërsisht 1.3 herë gjatë një ndeshje.

Edhe sulmuesi tjetër Jermain Defoe gjithashtu ishte i njohur për zënien e tij në pozitë jashtë loje, pasi kishte 314 raste në 496 paraqitje në Ligën Premier, ndërsa Darren Bent u gjend 276 herë në ‘off-side’ në 276 ndeshje.

Në mënyrë të ngjashme, Dimitar Berbatov u kap 238 herë në pozitë jashtë loje nga 229 paraqitje për Spurs, Manchester United dhe Fulham, ndërsa Christian Benteke u zu plot 202 herë në ‘off-side.

Robin van Persie (198 herë), Gabby Agbonhalor (195 herë), Sergio Aguero (194 herë), Romelu Lukaku (192 herë) dhe Jamie Vardy (186 herë) kompletojnë dhjetëshen e lojtarëve me më shumë pozita jashtë loje.

1.Emmanuel Adebayor – 328 herë në pozitë jashtë loje  

2.Jermain Defoe – 314 herë në pozitë jashtë loje  

3.Darren Bent – 276 herë në pozitë jashtë loje  

4.Dimitar Berbatov – 238 herë në pozitë jashtë loje  

5.Christian Benteke – 202 herë në pozitë jashtë loje  

6.Robin van Persie – 198 herë në pozitë jashtë loje  

7.Gabriel Agbonlahor – 195 herë në pozitë jashtë loje   

8.Sergio Aguero – 194 herë në pozitë jashtë loje  

9.Romelu Lukaku – 192 herë në pozitë jashtë loje  

10.Jamie Vardy – 186 herë në pozitë jashtë loje  

11.Nicolas Anelka – 185 herë në pozitë jashtë loje  

11.Shane Long – 185 herë në pozitë jashtë loje  

13.Bobby Zamora – 183 herë në pozitë jashtë loje  

14.Wayne Rooney – 179 herë në pozitë jashtë loje  

15.Didier Drogba – 171 herë në pozitë jashtë loje  

16.Theo Walcott – 162 herë në pozitë jashtë loje  

17.Peter Crouch – 160 herë në pozitë jashtë loje  

18.Fernando Torres – 158 herë në pozitë jashtë loje   

19.Harry Kane – 152 herë në pozitë jashtë loje   

20.Marko Arnautovic – 149 herë në pozitë jashtë loje  

Ardian H

Read Previous

Dështon seanca për rastin e vrasjes së rëndë në Vushtrri

Read Next

Lajmërohet Grenelli: Mezi presim të ricaktojmë takimin së shpejti