Xhavit Haliti flet për planet e rrezikshme ruse në dëm të Kosovës

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta.

Synimi i saj, sipas tij, është të gjejë zgjidhje për Kosovën jashtë planit të Ahtisarit.

“Edhe në rast se do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, Rusia përsëri nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Halitit:

Rusia po e përdorë Kosovën si mjet për t’i realizuar planet e veta. Synimi i saj është të gjejë zgjidhje për Kosovën jashtë planit të Ahtisarit. Rusia po kërkon me çdo kusht që zgjidhja të jetë jashtë kornizave të planit Ahtisari. Ajo nuk dëshiron normalizim të raporteve Kosovë – Serbi, por ta vendosë në tavolinë statusin e Kosovës.

Rusia ka arritur t’i bindë disa shtete të botës, se nuk janë biseda për normalizim të marrëdhënieve, për këtë arsye disa shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Politika ruse, për ta hapur nga e para statusin e Kosovës jashtë planit të Ahtisarit, do të ketë pasoja për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Edhe në rast se do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, Rusia përsëri nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Rusia do të vazhdojë ta përdorë Kosovën për planet e veta dhe për pazare me ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.

Ardian H

Read Previous

Kujt i drejtohet Haki Abazi: Me qenë i verbër e mos pasë sy në ballë nuk do të…

Read Next

Avdullah Hoti i shkruar Vjosa Osmanit, tregon çfarë përmban letra