Xhafer Tahiri kujton kohën kur festonte fitoren e tij në shesh së bashku me Hajzer Krasniqin

Pas vdekjes së ish kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi, kryetari i tanishëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka kujtuar Krasniqin duke e vlerësuar lartë personalitetin e tij.

“Pusho në paqe Profesor! Je shembull dhe inspirim, sinonim i asaj se si duhet të punojmë me ndershmëri për të mirën e përbashkët. Ishe nga mbështetësit e parë të ndryshimit e rikthimit tonë të përbashkët në Vushtrri.” ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Sëmundja, as bora e shiu që binin atë natë, nuk të pengoi të festonim fitoren tonë së bashku me qytetarët në sheshin e Vushtrrisë. U gëzova e u ndjeva i nderuar pa masë kur erdhe në komunë për të më uruar. Jo më kot, Presidenti Rugova të kishte mbështetës besnik”. ka shtuar Xhafer Tahiri në profilin e tij në Facebook.

“Gjithmonë do të mbetesh në kujtimet tona për urtësinë e për vizionin e drejtë. Je kryetari i paperseritshem, Nderi i qytetit të Vushtrrisë! Lamtumirë profesor. U takofshim në një vend më të mirë se kjo botë.” përfundon shkrimin Tahiri.

Gazetari

Read Previous

Ndërroi jetë profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe themelues i LDK-së

Read Next

Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në Turqi