Wuhan, vetëm dje janë testuar afër 1 milionë e 500 persona për Covid-19

Në qytetin e Wuhanit, ku ka shpërthyer për herë të parë koronavirusi, vetëm këtë të premtë ka testuar 1,470,950 persona për Covid-19, kanë thënë zyrtarët.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë vënë një shënjestër ambicioze për testim të gjithë popullsisë 11 milionë banorëshe në më pak se dy javë.

Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave.

Kjo fushatë synon të identifikojë bartësit pa simptoma – personat që janë të infektuar, por që nuk shfaqin shenja se janë të sëmurë.

Kina ka regjistruar deri më tani më shumë se 84,000 persona të infektuar dhe 4,600 të vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ardian H

Read Previous

Orari i mësimit online për javën e ardhshme

Read Next

NBA planifikon të rinisë në korrik, ndeshjet në “Dinsey World”