VV mohon se qëndron prapa thirrjeve që të linçohet LDK në rrjetet sociale

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se qëndron prapa thirrjeve që të lincohet Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes disa mesazheve të dëguara që janë shpërndarë edhe në rrjete sociale, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga LVV-ja kanë deklaruar se kërkesat e tyrë i bëjnë publike e se reagojnë përmes zyrtarëve e deputetëve të saj.

“Lëvizja Vetëvendosje qëndrimet dhe kërkesat i ka publike dhe reagon përmes zyrtarëve e deputetëve të saj, hapur. Në këtë drejtim Lëvizja nuk qëndron prapa SMS dhe thirrjeve të tilla. Ato janë shpikje e dikujt që tenton të zhvendosë fajin. Ne nuk qëndrojmë prapa tyre”, kanë deklaruar nga Vetëvendosje.

Ishte, ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, që sot ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokrastike e Kosovës

“Përkrahne Albinin, hini në faqe like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolëm në VV. Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu ne cdo profil qe mundeni”, shkruhet në këtë mesazh për të cilin Rugova e ka akuzuar Vetëvendosjen.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Lufta virtuale, LDK-VV: Lamtumirë Vjosa e Vetëvendosjes

Read Next

“Ka diçka më të rëndësishme se futbolli”, rrëfehet Hyka: Ju tregoj me kë po i kaloj ditët e karantinimit