VV-ja merr vendimin pak orë para seancës, ja ”oferta e çmendur” për LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërruar ende qëndrim për negocimin me pozitën e presidentit, kusht ky i kërkuar nga LDK’ja për koalicionin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ia ka kujtuar Lidhjes Demokratike pazaret me pozita, pas mbledhjes së grupit parlamentar ku u diskutua edhe për koalicion.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci ka thënë se janë me fat që në partinë e tyre e kanë një lider që e ka më të rëndësishme të ardhmen e popullit e më të rëndësishme se sa secilin post publik.

“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj”, thotë ajo.

Nagavci ka shkruar se Kurti do të vendos standarte të reja jo vetëm në qeverisje, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike.

“Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka thënë ajo.

Ndryshe, pak minuta më parë ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të VV’së të thirrur nga kreu i partisë Albin Kurti.

Nga VV deklaruan se nuk besojnë se sot do të ketë takim në nivel të liderëve.

Kujtojmë që kanë mbetur më pak se 24 orë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gazetari

Read Previous

Kush është princi që ia mori zemrën Leonorës?! (FOTO)

Read Next

Pak orë para seancës, VV-ja i çon mesazh LDK-së