VV i uron LDK-së ditën e themelimit, e quan lëvizje politike intelektuale

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30 vjetorin e themelimit.

Në urimin e VV-së thuhet se LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Ibrahim Rugovën.

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, thuhet në urimin e VV-së.

Theksojmë se këto dy parti janë duke tentuar të bëjnë një kalicion qeverisës mirëpo edhe pse kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet nuk kanë arritur marrëveshje. 

Gazetari

Read Previous

Mësohen arsyet përse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Read Next

Gratë që shkuan në Siri nuk duhet të shihen vetëm si viktima

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *