VUÇIQ: TË PREMTEN PREJ ORËS 8 I MBYLLIM TË GJITHA KUFIJTË, PREJ ORËS 12 NDALOHET TRAFIKU NDËRURBAN

Prej të premtes në orën 8 në mëngjes mbyllen të gjitha kalimet kufitare për hyrje në Serbi të udhëtarëve të cilët udhëtojnë me mjete të trafikut tokësor, hekurudhor dhe të lumejve. Përveç kamionëve për transport, më askush nuk mund të hyjë në territor të Serbisë, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në javët e ardhshme presim rritje të përshpejtuar të numrit të infektuarve, ka paralajmëurar ai.

Vuçiq në një konferencë për medie në Beograd ka thënë se prej futjes së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Serbisë kanë hyrë 71.180 shtetas serbë. Shumica prej tyre, siç ka thënë,” po sillen në mënyrë të disiplinuar dhe përgjegjëse, por ka edhe përjashtime katastrofike”.

“Po i përcjellim numrat italianë të telefonave – nuk po i përgjojmë, por po i përcjellim – a po lëvizin njerëzit me numrat italianë në roming, dhe po lëvizin! Policia veçënarisht do ta ketë vëmendjen në disa lagje të caktuara. Në Beograd në disa lagje kemi numër të madh të njerëzve”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar edhe ndalim të plotë të trafikut ndërurban prej të premtes në orën 12, gjegjësisht nisjet e fundit të trenave dhe autobusëve duhet të realizohen deri sot në mesditë dhe lihet si mundësi vetëm për trafikun ndërurban me vetura.

“Në ditët e ardhshme me siguri do të marrim vendime shtesë mbi zgjatjen kohore të asaj që dikush po e quan orë policore, ndërsa ne e quajmë ndalim qarkullimi. Nuk do të jetë më prej orës 20 deri në 5 të mëngjesit, por këtë kohë do ta zgjërojmë dhe për këtë do t’ju infomojmë gjatë fundjavës”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

VUÇIQ E PARALAJMËRON REAL MADRIDIN PËR FUTBOLLISTIN E TYRE

Read Next

Mustafa – Kurtit: Hiqe taksën, anuloje vendimin për Veliun, kërkoji falje LDK-së