Vuçiq: Të gjitha problemet me Kosovën duhet të zgjidhen në paqe

Pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është rënë dakord që të gjitha problemet duhet të zgjidhen duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke garantuar siguri për qytetarët.

“U tha se duhet të përqendrohemi në dialog për të treguar se ne mund të diskutojmë dhe t’i zgjidhim problemet e pazgjidhura. Unë nuk jam shumë optimist por diskutuam për shumë çështje”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai vuri në dukje se shumë shpejtë do t’i drejtohet vendit të tij lidhur me një zgjidhje për Kosovën, por ka shtuar se nuk e din kur do të ndodhë kjo.

Vuçiq ka thënë se nuk duhet të kenë frikë nga arbitrariteti pasi që nuk do të nënshkruaj ndonjë kompromis të dëmshëm për Serbinë.

“Ne po luftojmë që të kemi diçka dhe jo asgjë”.

Ai ka theksuar se në gjetjen e një kompromisi duhet të përfshihen të gjitha fuqitë e mëdha dhe populli serb së bashku me atë shqiptar të pajtohen.

Gazetari

Read Previous

Fundjava sjell fluks të madh të veturave në pikën kufitare të Morinës

Read Next

Tre persona të vrarë gjatë zgjedhjeve në Turqi