Vuçiq i gatshëm për takim me Thaçin, por thotë se kjo nuk varet prej tij

Unë jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për gazetën Politiko.

Në versionin e azhurnuar të intervistës për portalin e Brukselit, Vuçiq theksoi se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, përkundër propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Vuçiq dha intervistën të premten, gjatë qëndrimit në Bruksel, ku pati takime me krerët e BE-së, dhe nuk deshi të komentojë propozim-aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër Thaçit dhe Veselit.

Por, thekson portali, Vuçiq tha qartë se dëshiron të fillojë një dialog me ndërmjetësimin e BE-së, i cili është ngecur për më shumë se një vit.

Politico kujton se BE ka sinjalizuar që synon të rindezë dialogun në korrik.

“Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë,” tha Vuçiq.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

“Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cili do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse do të takohej me Thaçin nëse do të ishte i përfshirë në dialog, Vuçiq tha se kjo nuk varet prej tij, por nga liderët e Kosovës.

Fitore H

Read Previous

Ky shtet raporton vetëm tri raste të reja me COVID-19

Read Next

Zyrtari i LDK-së: Presidenti Rugova kishte propozuar themelimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë vitit 2004