Vriten dy ushtarë ukrainas në Donetsk

Ushtria e Ukrainës njoftoi përmes një postimi në Facebook se dy anëtarë të saj u vranë të dielën gjatë një operacioni luftarak në rajonin lindor të Donetsk-ut.

Në këtë njoftim thuhet se dy ushtarët vdiqën nga plagët e marra nga pajisje të panjohura shpërthyese në kohën kur po e mbronin pjesën e pasme të frontit luftarak nga, siç thuhet në postim, një grup sabotues dhe spiunues.

Vdekja e këtyre dy ushtarëve vjen pas një rasti tjetër fatal, kur gjashtë ushtarë ukrainas, përfshirë një kolonel, u vranë muajin e kaluar.

Ndryshe, më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e Ukrainës Lindore, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Me qëllim të përfundimit të konfliktit pesëvjeçar, liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë negociata javën e ardhshme, më 9 dhjetor.

Pasi Rusia e pushtoi me forcë Gadishullin e Krimesë në fillim të vitit 2014, ky shtet e nxiti krijimin e grupeve separatist në dy rajonet më lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Kievi e akuzon Moskën se ka ofruar trajnime dhe armë për separatistët, ndërsa Rusia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se konflikti në Ukrainë është luftë civile, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Gazetari

Read Previous

Bebe Rexha sot në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Read Next

Sot nënshkruhet marrëveshja VV- LDK, ende s’dihen ministrat