VRAU DHE HËNGRI TRE SHOKËT E TIJ, DËNOHET KANIBALI

Një person i cili punonte në një dyqan mishi vrau dhe më pas hëngri tre miqtë e tij dhe për të fshehur gjurmët, pjesët nga trupat e tyre i hodhi në lumë.

Burri i identifikuar si Eduard Selznev, me origjinë Ruse, është shprehur në gjykatë se “mendja” e detyronte që të kryente krime kaq të tmerrshme, dhe për këtë ndihej i penduar. Po ashtu ai shtoi se vriste dhe hante sistematikisht mace, qen dhe zogj.

Selznev rrëfeu para trupës gjykuese sesi vrau dhe më pas hëngri tre miqtë e tij. Fillimisht thotë ai, i ftoi ato në shtëpi dhe konsumuan sasi të tepërta alkooli. Më pas, kur miqtë i zuri gjumi, ai me një thikë në dorë i vrau njëri pas tjetri dhe u ushqye me mishin e tyre. Pjesën e mbetur të trupave të pajetë, ai thotë se i hodhi pranë një lumi aty pranë. Për këto krime, Eduard Selznev u dënua nga një gjykatë në Rusi me burgim të përjetshëm, shkruajnë mediat e huaja.

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

Koronavirusi: Çfarë po fsheh Kina? Trump e sulmon ashpër

Read Next

Blero i nervozuar me situatën e krijuar nga politikanët: Nuk iu ka mbetur as edhe një pikë fytyre