VJOSA OSMANI KUNDËR PARTISË SË SAJ: NUK MUND TË PAJTOHEM ME MOCIONIN E MOSBESIMIT

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu ka drejtuar qytetarëve me një fjalim për të cilin është duke thënë se nuk do të dëshironte asnjëherë ta mbante.

Në seancën e thirrur për rrëzimin e qeverisë, Osmani është shprehur kundër kësaj.

“Ky është një fjalim që nuk kisha dashur asnjëherë ta mbaja, sepse partia ime ka sjellë mocionin e mosbesimit, ky mocion është sjellë kur bota po vuan dhe po bënë thirrje për solidaritet në mes njerëzve”, ka thënë Osmani.

“Nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit sepse duke votuar se e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetarja e kuvendit.

Tutje ajo ka shtuar se “Marrëveshja për qeverisje është kontratë që duhet të respektohet nga të gjithë, në këtë kohë kur qytetarët po përballem me jetë a vdekje, unë këto veprime asnjëherë nuk i përkrahu”.

Ardian H

Read Previous

DEPUTETI I VV-SË GODET LDK-NË: SLOGANIN BESO E SHNDËRRUAT NË TRADHTO

Read Next

VJOSA OSMANI I PËRGJIGJET AGIM VELIUT – E QUAN MENDJE SHKURTËR