Lajme 

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka reaguar nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit, i cili pak më parë tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre t LDK’së. Derisa Haxhiu tha se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar ajo.

Kjo deklaratë e Haxhiut ka ardhur pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”, ka shkruar ai.

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial