Lajme 

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili pak më parë tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haziri, në shkrimin e tij, ka theksuar se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka shkruar Haziri.

LDK përpos pozitës së Kryeministrit po synon të marrë edhe Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë fushatës zgjedhore, Nënkryetari i  Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kishte thënë se LDK lakohet lehtë dhe përshtatet në secilin koalicion. E kishte krahasuar Partinë e Mustafës me plastelinë.

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial