Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar me presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Sir Suma Chakrabarti, ku është folur për përkrahje e projekteve në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se nga presidenti Chakrabart, ka marrë konfirmimin se nga viti i ardhshëm do të rriten fondet nga 70 në 120 milionë për Kosovën, dhe se në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it..

“Në takim me presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Sir Suma Chakrabarti, shpreha mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme nga ky institucion ndërkombëtar për financimin e projekteve madhore për Kosovën. Sir Suma Chakrabarti më siguroi se vitin e ardhshem do të rriten fondet nga 70 në 120 milionë për vendin tonë, si dhe më kumtoi lajmin e shkëlqyeshëm se në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it”.

“Kosova mbetet e përkushtuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Gazetari

Read Previous

Hahn nuk flet për korrigjimin e kufijve, thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon kohë

Read Next

Statistika alarmante: Vetëm gjatë këtij viti, 13 punëtorë humbën jetën në vendin e punës