Vitia: Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë.

Ai po ashtu ka pohuar  se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me coronavirus duke çuar kështu numrin në 79.

Vitia ka falënderuar të gjithë personelin shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.👏👏👏

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim”.

Ardian H

Read Previous

Mesfushori i Kombëtares nga karantina: “E kam përmirësuar Lilajn në play station”

Read Next

Icardi refuzon Real Madridin, dëshiron transferimin në Juventus