Vitia:​ Pacienti i parë me coronavirus në Kosovë drejt shërimit

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur.

Por ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se njëri nga pacientët është drejt shërimit dhe tashmë njëri test ka rezultuar negativ dhe se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.Lexo po ashtu:Edhe 8 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve

“Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai sërish ka apeluar qytetarët që t’i përcjellin rekomandimet e dhëna nga instituti.

“Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

“QE KE ZOT, FE DHE ATDHE” MARIGONA GECI I LUTET KURTIT THA KTHEJ VELIUN

Read Next

Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë