Kulture Letërsi 

Vit i mbarë për studiuesin dhe krijuesin Bedri Tahiri

Tashmë kur ka kaluar një kohë e gjatë prej se merret me botimin e veprave letrare, historike, si dhe me publikimin e recensionevem, analizave dhe botimeve të ndryshme, professor Bedri Tahiri ka përmbyllur edhe këtë vit me sukses punën e tij krijuese letrare, por edhe publicistike.

Gjatë këtij viti ai ka botuar një vepër monografike, një libër publicistik me recensione dhe analiza, si dhe një libër me poezi.

Veprat e botuara gjatë vitit 20019 janë “Kamer e Murat Loshi- në histori dhe në traditën gojore”, vepër monografike, “Poetika e të rrëfyerit”, libër publicistik si dhe “Çaste shpirti”, libër poetik.

Po ashtu, gjatë këtij viti ka shënuar edhe një numër të madh të veprave në të cilat ka qenë redaktor, recensionit, apo edhe konsulent në botimin e tyre. Këtu përfshihen këto libra, “Vrulle rinore 3” nga Gjimnazisti, Ejonë Hasani “Zënkë nimfash”, Mentor Hjarizi “(Mos)përdorimi i shkronjës- ë”, Mentor Mani “Fjalë gjysmë e mbetur”, Esat Vatovci “Pelerinë mëkatesh”, Safet Hasani “Mes dhembjes dhe krenarisë”, Medina Pasoma “Dy oqeane largësi”, Kemail Shaqiri “Ushtria Çlirimtare e Kosovë dhe lufta në Kosovë (Kronikë e ngjarjeve 1991-1999-2006)”, Skënder Kapiti ”Pesë letra drejtuar kombit”,
George Fred Williams “SHQIPTARËT” (botim i “MESHARIT”), Dibran Fylli “Tokë e mbjellë me varre-Krimet serbe në Kosovë 1998/1999”, Hazir Mehmeti “Studiues austriakë dhe shqiptarë në Austri”.

Ndërkaq, në fushën studimore ka realizuar kumteast “Historiku i Alfabetit Shqip”, mbajtur në Drenas, në Akademi Solemne, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Pastaj “Kënga epike e Rilindjes Kombëtare në Drenicë”, e lexuar në Simpoziumin Shkencor “Folklori në Drenicë”, mbajtur në Skënderaj, më 26 nëntor 2019. “Fati i popullit tim, është fati im!”, në 330-vjetorin e shkuarjes në amshim të Pjetër Bogdanit (1625-1689), rrëfim për një film dokumentar, përgatitur nga artisti Fazli Muharremi. /Vizioni.info/

0 Reviews

Write a Review

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial