Viktima që vdiq në aksident trafiku, humbi kontrollin me motor-katërçikletë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në lagjen “Malësia” në Kamenicë.

Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

(FOTO ILUSTRIM)

Fitore H

Read Previous

Sulmoi vëllain e saj, policia arreston një femër në Ferizaj

Read Next

Probleme në Gjermani, vazhdon rritja e rasteve të reja me COVID-19