Vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se koronavirusi në Kaliforni

Doktorët që kundërshtojnë masat e izolimit në veri të Kalifornisë paralajmëruan sot se ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga koronavirusi gjatë periudhës së krizës për shkak të pandemisë.

“Numrat janë të paprecedentë,” tha Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni. Ai foli me mediat për rritjen e numrit të vetëvrasjeve dhe shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e infeksioneve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vuan”, tha tutje ai.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit. “Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë lëndime të qëllimshme”, tha ajo.

Guvernatori demokrat i shtetit Gavin Newsom vendosi izolimin në shtëpi më 19 mars.

Por bizneset në të gjithë Kaliforninë e kanë shkelur dekretin dhe qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër masave.

Demonstruesit thonë se qëllimi i masave, pra ulja e numrit të infektimeve, është arritur në mesin e prillit, e pohuar nga vetë guvernatori Neësom.

Vetëvrasjet janë kthyer në një çështje të rëndë që prej vendosjes së masave, si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune dhe stresit e shqetësimit që e shoqëron.

Në fund të marsit ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet në një qytet të Tennessee sesa në të gjithë shtetin nga pandemia e Covid-19.

Në një raport të fundit të majit thuhej se në SHBA 75,000 njerëz mund të vdesin jo nga virusi, por ankthi, humbja e vendeve të punës dhe varësia nga alkooli e drogat që lidhen me pandeminë./

Ardian H

Read Previous

Muller barazon rekordin e De Bruynes për asiste

Read Next

Juventusi fut tre lojtarët në marrëveshjen me Unitedit për Pogban