Vetëdijesohen qytetarët, s’përdorin si më parë mjetet piroteknike

Derisa viteve paraprake, kohë të gjatë para ndërrimit të motmoteve përdoreshin mjete të shumta piroteknike, por që nga vit në vit përdorimi i tyre ka shënuar rënie.

Edhe pse kanë mbetur pak ditë deri në fund vit apo fillim viti i ri, nuk shihen e s’dëgjohen përdorime të fishekzjarrëve thuajse fare.

Për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës që mjetet piroteknike apo fishekzjarrët të përdoren vetëm në minutat e fundit të vitit në shkuarje e ato të para të vitit në ardhje, ka rënie të dukshme edhe të importeve të tyre.  

Arsye tjetër e mos përdorimit të mjeteve piroteknike janë edhe kërkesa e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ka kërkuar nga të gjithë komunat e Kosovës ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve si dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Nga ana tjetër edhe disa komuna kanë ndaluar ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Sivjet drejt vendit tonë janë importuar rreth 100 mijë kilogramë mjete piroteknike, mëson “Syri.net”, nga dogana.

Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, tregoi për “Syri.net”, se deri tash janë importuar rreth 100 mijë kilogramë mjete piroteknike, në vlerë rreth 85 mijë euro.

Ai tregoi se sipas të dhënave të doganës ka ulje për rreth 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Nga Policia e Kosovës, kërkojnë nga prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre vite më parë janë evidentuar incidente me pasoja të rënda.

Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme.

Nga ana tjetër “Syri.net”, ka kërkuar mendime edhe nga sociologët lidhur me uljen radikale të përdorimit të fishekzjarrëve nga kosovarët sivjet në krahasim me vitet paraprake, por që ata nuk janë përgjigjur rreth kësaj teme.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Ja çka ka humbur Majku, Majlinda shfaqet seksi për fundvit

Read Next

Drerët ndjekin me vrap nga pas motorin e borës

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial