Veseli viziton Holandën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e vizitave të tij nëpër vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar sot për në Holandë, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol.

Kryetari Veseli do të diskutojë me homologen e tij holandeze për zhvillimet politike në Kosovë, për perspektivën evropiane dhe do të kërkojë në mënyrë të veçantë mbështetjen e Holandës në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gazetari

Read Previous

Putini në Beograd, në funksion të negociatave për Kosovën

Read Next

Partitë, të rezervuara ndaj iniciativës së Thaçit