Veseli: Është fat i mirë që disa të shkojnë nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve të brendshme që do t’i mbajë së shpejti do të dalë një parti krejt ndryshe se që është tani.

Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli thotë se në PDK nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar PDK-në, ndërkohë që thotë se është fat i mirë që disa prej atyre që e kanë dëmtuar partinë tash nuk janë më.

“Duhet pranuar edhe një fakt, ka shumë individë të cilët e kanë keqpërdor PDK-në, pastaj janë munduar të abuzojnë, pikërisht kanë abuzuar me PDK-në, pastaj e kanë sulmuar PDK-në. Janë shumë, të cilët sot i keni edhe shumë aktivë në skenën politike kosovare. Fat i mirë që nuk janë me ne edhe fat i mirë edhe disa të shkojnë, por, fat i mirë se shumë të tjerë të mirë do të vijnë dhe ne do të jemi të fuqishëm për Kosovën. Motivi, ideali, filozofia politike e PDK-së nuk është konflikti, është mirëqenia e qytetarëve, është zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe për këtë do të jemi pa kompromis”, tha Veseli.

Veseli thotë se zgjedhjet në PDK do të jenë shembull i një procesi zgjedhor në Kosovë. Sipas tij në PDK do të ketë një gërshetim i gjeneratave.

Sipas kryetarit të PDK-së do të vazhdojnë bashkë me ata të cilët janë kontributdhënësit e fuqishëm të zhvillimit të PDK-së, ndërsa fton të të rinjtë të të gjitha profileve që t’i bashkëngjiten PDK-së.

Sipas Veselit PDK është pjesë e transformimit rrënjësor që është bërë në Kosovë tash e dhjetë vjet.

Gazetari

Read Previous

LVV: Protesta do të jetë madhështore

Read Next

Thaçi: Nga Veriu po vijë më i relaksuar