Vendosen posterë mikpritës për Vuçiqin afër Ujmanit

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë lokacion.

Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmuan më herët se kreut të shtetit serb i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit.

Gjatë kësaj vizite, ai pritet ta vizitojë edhe një qendër turistike afër Ujmanit.

KALLXO.com raporton se ka parë punëtorë të kësaj qendre duke pastruar mjediset rreth qendrës për ta pritur Vuçiqin.

Gazetari

Read Previous

Fytyra e tij e ëmbel si dhe stili i tij po bëjnë për vete mijra ndjekes në instagram

Read Next

Luana mbyll ditën me këtë video, shfaqet e lagur në pishinë