Vëllai i basketbollistit të NBA-së realizon 100 pikë në një ndeshje në Ligën e Kolegjeve

J.J. Culver ka arritur diçka që vëllai i tij, basketbollisti i NBA-së Jarrett Culver, nuk e ka arritur kurrë.

J.J. Culver, që luan për Wayland Baptist University, është bërë vetëm basketbollisti i dytë në histori të Ligës së Kolegjeve të Basketbollit në SHBA duke realizuar 100 pikë në një ndeshje.

Ai realizoi 100 pikë në fitoren 124-60 ndaj Southwester Adventist University të martën, raporton CNN, transmeton Koha.net.

“Ëndrra u bë realitet. Kam punuar shumë për këtë. E adhuroj basketbollin dhe faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky sukses ka shtangur vëllanë e basketbollistit, Jarrett Culver, i cili luan në Minnesota Timberwolves.

“Pritni… Vëllai im sapo ka shënuar 100 pikë në një ndeshje. Dikush të më thotë se nuk po ëndërroj”, ka shkruar ai në Twitter.

J.J. Culver luajti për 38 minuta në këtë ndeshje, duke realizuar 12 gjuajtje nga distanca për tri pikë dhe 20 nga gjuajtja e lirë.

Rekordi në këtë garë për më së shumti pikë në një ndeshje është 113, rekord ky i vënë nga Clarence Francis i Rio Grandes (Ohio) më 1954. I vetmi lojtar që ka shënuar 100 pikë në një ndeshje në NBA është Wilt Chamberlain më 1962.

Gazetari

Read Previous

Rexhbecaj ndërron skuadër, mbetet në futbollin gjerman

Read Next

MPJ-ja me dosje të reja pretendon rikthimin e hetimeve për krimet e luftës