Vedat Muriqi rezulton negativ me coronavirus

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka dalë negativ në testin për coronavirus.

Këtë gjë e ka zbuluar agjenti i futbollistit të Fenerbahces, Haluk Cantar.

“Testet e COVID-19 të Vedat Muriqit dhe Serdar Azizit, dy lojtarë të cilët i përfaqësoj unë, ishin negative”, ka shkruar Cantar në rrjetet sociale.

Gjatë ditës, një futbollist dhe një anëtar i stafit të Fenerbahces, kishin dalë pozitiv me këtë virus.

Ata janë dërguar në spital për t’u ritestuar dhe për të marrë tretman.

Ardian H

Read Previous

Akuzoi Kurtin për paaftësi në politikën e jashtme, Kunjufca i reagon Abrashit

Read Next

YLLI I SPORTIT BOTËROR KA NËNËN NË GJENDJE KOME PREJ KORONAVIRUSIT