VDES NGA KORONAVIRUSI ISH-KOMANDANTI I FORCAVE TOKËSORE NË TURQI

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Koca ka thënë  se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Ardiana K

Read Previous

KORONAVIRUSI: HAPI LOKALIN NË PRIZREN – ARRESOHET NGA POLICIA

Read Next

VUÇIQ E PARALAJMËRON REAL MADRIDIN PËR FUTBOLLISTIN E TYRE