Vdes nga koronavirusi diplomati britanik në Budapest

Një diplomat i lartë britanik ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

Steven Dick, nënkryetar i misionit në ambasadën britanike në Budapest, ndërroi jetë të martën pasi testoi pozitivisht për sëmundjen COVID-19, njofton Klan Kosova.

Zyra e Jashtme tha se stafi ishte “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e 37 vjeçarit nga koronavirusi, dhe prindërit e tij thanë se ai kishte qenë “shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit”.

Në një deklaratë, Steven dhe Carol Dick thanë se “Stiven ishte një djalë, nip dhe stërnip shumë i dashur’’.

“Ai ishte i sjellshëm, qesharak dhe bujar’’.

‘’Jemi të shkatërruar nga humbja e tij dhe të kërkojmë intimitet në këtë kohë tragjike.”

Ardian H

Read Previous

KOMITETI PËR PUNË TË JASHTME NË SHBA KËRKON LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN

Read Next

Çfarë masash merren ndaj atyre që nuk e respektojnë ndalimin e qarkullimit në Kosovë?