Sporte 

Vardy dhe Perez n’histori të Premierligës pas het-trikëve me Leicesterin

Vardy dhe Perez kanë shkëlqyer dytë me nga një het-trik për ta shkatërruar 9-0 Southamptonin. Golat tjerë i shënuan Ben Chilwell, Youri Tielemans dhe James Maddison

Kampioni i Premierligës në vitin 2016, Leicester City, pas disa vitesh ka treguar fytyrën e vërtetë sërish, duke konfirmuar kështu se këtë sezon, mund të jetë kërcënim serioz për klubet e mëdha për një vend në top katërshe, që dërgon në Champions League.

Skuadra në top formë e Brendan Rodgers ka fituar 0:9 në udhëtim te Southampton.

Në këtë ndeshje shkëlqyen i transferuari nga Newcastle United, Ayoze Perez dhe sulmuesi Jamie Vardy. Që të dy shënuan nga tre gola.

26-vjeçari, ishi i Newcastle shënoi het-trik, ai realizoi në minutat 19’, 39’ dhe 57’, derisa  Jamie Vardy, realizoi në minutat 45’, 58’ dhe nga penalltia në minutën e 92-të.

Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJoe’, dyshja e Leicester City u bën vetëm të dytit që në histori të Premierligës arrijnë të shënojnë het-trik në një ndeshje.

Këtë e kishin bërë viti më parë, më 2003 dyshja e Arsenalit, Pennant and Pires.

Golat tjerë në fitoren 9-0 të Leicester City i shënuan; Ben Chilwell në minutën e 10-të, Youri Tielemans 17-të dhe James Maddison, në minutën e 85-të. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial