VALLË, A KA ARDHUR KOHA, TË CILËN E KA PARALAJMËRUAR PEJGAMBERI SAVS?

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, Muhamedi savs, ka thënë:– Do të vijë koha kur nga Islami do të mbetet vetëm emri i tij, kurse nga Kur’ani vetëm shkrimi. Xhamitë do të ndërtohen, por udhëzimi do të dëmtohet!– Do të vijë koha kur njerëzit do të garojnë në ndërtimin e xhamive, por pak do falen në to!– Islami do të zbehet dhe zhduket siç zbehet pëlhura, kështu që do të vijë koha kur njerëzit nuk do të dinë as për namaz, as për agjërim, as për ceremoni, e as për zekat!– Do të vijë koha kur njeriut do t’i vjen vështirë ta jepe zekatin për pasurinë e tij!– Do të vijë koha kur njerëzit nuk do të kujdesen se si e fitojnë pasurinë – nga hallalli apo nga harami!– Do të vijë koha kur nuk do të ketë asnjë njeri i cili nuk ushqehet me kamatë, edhe nëse nuk ushqehet me kamatë, atëherë do ta përfshijë pluhuri i saj!– Do të vijë koha kur njerëzit do të jenë si ujqër – dhe atëherë kush nuk do të jetë si ujku, do ta hanë ujqit!– Do të vijë koha kur njerëzit nuk do t’i ndjekin dijetarët, nga njeriu i mirë njerëzit nuk do të turpërohem, të vjetrit nuk do të respektohen, ndaj të rinjve nuk do të ketë mëshirë, njerëzit do të vriten për shkak të dynjasë; zemrat do t’i kenë të egra!– Do të vijë koha kur shejtani do të ketë pjesë (hise) në fëmijët e njerëzve! I thanë: A edhe kjo do të ndodhë, o i Dërguari i Allahut?! Ai tha: Po! Ata i thanë: Si do t’i njohim ata fëmijë? Ai tha: Nuk do të turpërohen as nuk do të kenë mëshirë!– Do të vijë koha kur njeriu do ta preferoj më shumë ta edukojë një qen sesa ta edukojë fëmijën e tij!– Ju po jetoni në një kohë ku nëse e lëshojnë 1/10 e fesë – do të shkatërrohen, kurse do të vijë koha kur nëse 1/10 e fesë e kryejnë – do të shpëtojnë!”Përshtati: Miftar Ajdini.

Gazetari

Read Previous

Era Istrefi fshin fotografinë në të cilën e bëri simbolin e shqiponjës me duar

Read Next

Çaji I Nxehtë Shton Rrezikun Nga Kanceri I Ezofagut, Por Vetëm Në Këtë Rast