extreme 

Ushtaret kufitare të Ukrainës filmohen me të brendshme, videoja bëhet virale

Një video e publikuar në internet ka shkaktuar bujë të madhe në opinion ukrainas, kjo për faktin se në të shfaqen ushtaret kufitare të Ukrainës në të brendshme duke vallëzuar nën tingujt e muzikës së këngëtarit jugkorean Psy – Gentleman.Vajzat që vallëzojnë të veshura vetëm me të brendshme janë pjesë e ushtrisë kufitare. Ajo janë filmuar gjatë një ahengu të organizuar jashtë detyrës që u mbajt në territorin ku ato operojnë, në fshatin Orshanets në rajonin Cherkasy, transmeton Telegrafi.

Megjithatë disa prej tyre kishin veshur gjysmën e uniformës me të cilën i shërbejnë atdheut, por videoja u filmua disa ditë më parë dhe u publikua në internet dhe për pak minuta u shpërnda në masë të madhe.

Kjo video dhe veprimet e tyre nuk janë pritur mirë nga qytetarët, që kritikuan ashpër vajzat të cilat sipas tyre do të duhej të ishin shembull për të tjerët e jo të bëjnë gjëra të tilla në ahengje.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial