URGJENCA E FORMIMIT TЁ INSTITUCIONEVE TЁ VENDIT

Vendi ynë edhe pas pothuajse 3 muajve pas zgjedhjeve është pa institucione të
konstituara. Si shtet i ri me shumë sfida në rrugëtimin e konsulidimit të tij, sfida e
formimit të institucioneve pas ҫdo procesi zgjedhor po shkakton dëme të mëdha në
shumë sektor të rëndësishëm jetësor.
Duke pasur parasysh që problemet e shoqërisë janë elementare duke filluar nga
sektorët më vital siq janë:

  • Arsimi ku në testimin e fundit nga ana e PISA vendi ynë u rendit në 3 vendet
    me nivelin më të ulët të përgatitjes së gjeneratave të reja. Ky nivel tregon që
    sistemi arsimor në Kosovë totalisht është i dështuar, ku përgjegjës kryesor
    padyshim që janë institucionet qeverisëse në Arsim këto 20 vite me politikat e
    tyre të mbrapshta eksperimentale dhe po shihen që nuk kanë dhënë asnjë
    efekt pozitiv për nxënësit. Niveli i mesëm dhe i lartë nuk mund të jetë më i mire
    kur kemi parasysh që baza e tyre buron nga ky nivel kaq i ulët i përgatitjes
    fillore.
  • Shëndetësia mjafton të vizitosh QKUK – në dhe disa reparte ku niveli i kujdesit
    është larg të dëshiruarës. Prandaj pacientët kosovar kur atakohen nga
    sëmundja e parë duhet të mendojnë për shërim në spitale, klinika private ose
    ata që kanë të ardhura të majme të zgjedhin të shërohen jashtë vendit.
  • Punësimi i rinisë: është një problem ku si vend jemi të goditur më së shumti
    nga vendet rajonale dhe evropiane. Shpresa e rinisë është vrarë ku në
    institucionet publike dhe shtetërore nuk mund të jesh pjesë pa marrë parasysh
    përgatitjen tuaj akademike dhe intelektuale mirëpo kriter kryesor është vetëm
    familja dhe rrethi i ngushtë partiak.
  • Zhvillimi ekonomik i vendit varet vetëm nga të hyrat doganore dhe remitencat
    ku prodhimi është papërfillshëm. Ky nivel i zhvillimit nuk garanton as vende të
    reja të punës as rritje ekonomike dhe as rritje te GDP-së. Investimet e huaja në
    vend janë të nivelit më të ulët në rajon.
    Këta janë vetëm sektorët më vital ku Republika jonë ka një dështim të madhë në
    shtetndërtim. Prandaj partitë fituese qe dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit kanë një
    përgjegjësi të madhe për formimin sa më parë të kualicionit qeveritar dhe përballjen
    me problemet elementare të qytetarëve që i besuan këtyre dy partive. Shpresa e
    madhe e rinisë së vendit për partitë fituese të zgjedhjeve duhet të shpvrblehet me një
    qeveri që ju kthen shpresën e humbur, ndërsa kjo vonesë vetëm po e venitë këtë
    ndjenjë.

Seanca konstituive tashmë është caktuar për datën 26 dhjetor 2019 nga ana e
presidentit dhe do të ishte për të mirën e vendit që para kësaj date të zyrtarizohej
marrëveshja për koalicioni në mënyrë që të mos humbet kohë e cila edhe ashtu është
humbur mjaftë. Formula qeverisëse duhet të buroj nga rezultati i zgjedhjeve dhe
harmonizimi i programeve qeverisëse për mandatin e ardhshëm ishte një hap pozitiv.
Mirëpo tash zgjatja e këtyre negociatave për marrëveshje duhet të finalizohet shumë
shpejt në mes LVV dhe LDK duke pasur parasysh që problemet e këtij vendi janë të
mëdha dhe ska kohë për të humbur. Vonesa e madhe në formimin e qeverisë vetëm u
jep kohë që të keqpërdoret buxheti i vendit dhe në këtë mënyrë të plotësohen apetitet
për punësimin e militantëve partiak.
Sfidat siq janë zhvillimi ekonomik, punësimi i rinisë, reformimi i sistemit të
drejtësisë, reformimi i sistemit arsimor, shëndetësor, dialogu për njohjen e pavarësisë
nga fqinji verior, integrimet Euro-atlantike janë dëshmi që kjo qeveri duhet të
formohet sa më parë dhe të realizohen premtimet për të cilat fituan besimin nga ana
e popullit./ Shpëtim Morina /Vizioni.Info/

Gazetari

Read Previous

Mendimiet e juaja reagojnë në Veprat e juaja

Read Next

SHPRESOJ QË NUK ISHTE PYETJE