Lajme 

U tha se Selimi është shkaktari i bllokadës së koalicionit për shkak se kërkoi MPB-në: Kjo është deklarata e deputetit të VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar të ketë kërkuar drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Selimi në një përgjigjie për Klan Kosovës i ka quajtur të pavërteta këto pretendime.

Gjatë ditës u raportua se koalicioni mes LDK e VV është pamundësuar për shkak të kërcënimeve të Rexhep Selimit ndaj Albin Kurtit, që nëse nuk merr Ministrinë e Brendshme, do të tërheq votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial