Lajme 

Trupi i pajetë në Lipjan dyshohet të jetë i 23-vjeçarit të zhdukur një javë më parë

Një trup i pajetë është gjetur sonte në Gadime të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se viktima është gjetur në një gropë në Gadime të Ultë.

“Me daten 21.10.2019 rreth orës 21:30,  në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur një trup i pajetë.  Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Sipas të dhënave fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me daten 14 tetor.

“Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falenderojmë dhe vleresojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxha.

Theksojmë se i zhdukur një javë më parë është raportuar 23 vjeçari nga Lipjani, Shqipdon Aliu. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial