Trondit trajneri i Argjentinës, e lë Messin jashtë formacionit startues kundër Nigerisë

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, është duke planifikuar ndryshime në ndeshjen më vendimtare të ekipit të tij kundër Nigerisë të martën në Shën Petersburg, raportojnë mediat argjentinase.

Sampaoli, i cili është nën presion tejet të madh pasi dy herë fituesi i Kupës së Botës rrezikon të eliminohet herët nga Kupa e Botës Rusia 2018, pas barazimit 1-1 në ndeshjen hapëse kundër Islandës dhe humbjes turpëruese 3-0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë, ka eksperimentuar gjatë seancave stërvitore ditët e fundit duke e testuar një formacion 3-4-4 ma praninë dhe varësinë e Lionel Messit, transmeton Gazeta Express.

Kombëtarja nga Amerika Jugore që mbërriti në Rusi si njëra prej favoriteve tani ka nevojë për një fitore ndaj Nigerisë për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sampaoli, i cili u la në baltë nga dy gabime të tmerrshme të portierit të tretë të Chelseat, Willy Caballeros, në ndeshje ndaj Kroacisë të enjten e kaluar, pritet ta ulë në stol portierin veteran dhe në vend të tij ta fusë Franco Armani të River Plates.

Gazeta e përditshme argjentinase “Ole” e ka publikuar një fotografi duke e zbuluar formacionin startues të Sampaolit kundër Nigerisë.

Në fotografi, shihet një skenar ku dy skuadra me nga shtatë lojtarë përballen njëra me tjetrën në stërvitje, por aty vërehet mungesa e Messit.

Sipas mediave argjentinase, përveç Messit pritet të ulen në stol edhe Sergio Aguero, Lucas Biglia dhe Marcos Acuna.

Gazetari

Read Previous

‘Blick’ zviceran i godet keq serbët me këtë postim‘Blick’ zviceran i godet keq serbët me këtë postim

Read Next

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku humbi jetë Gazmend Sinani