Tri skenaret e seancës konstituive

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 26 dhjetor si ditën kur do të konstitutohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Edhe përkundër faktit se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në këtë datë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje finale për bashkëqeverisje, ani pse janë pajtuar për programin se si do të udhëheqin. Pengesë për lidhjen e koalicionit janë kërkesat e partive për poste të caktuara.

Por çfarë mund të ndodh nëse dy partitë do të shkojnë në seancën e 26 dhjetorit pa një marrëveshje politike.

Njohësi i rrethanave politike dhe procedurave përmes të cilave funksionojnë institucionet e Kosovës, Artan Murati, në një shkrim në profilin e tij, ka treguar një skenar se çfarë mund të ndodh nëse LDK dhe VV nuk pajtohen që të shkojnë bashkë në seancë, dhe nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit.

“I dyti: nuk ka marrëveshje. VV e propozon kandidatin për Kryetar Kuvendi. Nëse votohet, mire. Nëse nuk votohet, fillojnë telashet. Rregullorja e Punës se Kuvendit nuk parasheh çka ndodhe nëse votimi është negativ. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin për Kryetar te Kuvendit e mbanë ekskluzivisht grupi me i madh parlamentar, qe i bie Lëvizja Vetëvendosje. Nëse nuk kalon i pari, duhet konsensus për emrin e propozimit tjetër te VV-se”, ka shkruar Murati./

Tri skenaret e seances konstituive te Kuvendit, te enjten

I pari, me i miri: arrihet marreveshja e koalicionit. Zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesise behet shpejt e thjeshte. Deputetet betohen, konstituimi kryhet.

I dyti: nuk ka marreveshje. VV e propozon kandidatin per Kryetar Kuvendi. Nese votohet, mire. Nese nuk votohet, fillojne telashet. Rregullorja e Punes se Kuvendit nuk parasheh cka ndodhe nese votimi eshte negativ. Megjithate, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin per Kryetar te Kuvendit e mbane ekskluzivisht grupi me i madh parlamentar, qe i bie Levizja Vetevendosje. Nese nuk kalon i pari, duhet konsensus per emrin epropozimit tjeter te VV-se.

I treti, me i keqi: meqenese nuk ka afat per konstituim te Kuvendit, dhe meqenese vec LVV e ka te drejten per propozim te emrit per Kryeparlamentar, seanca mund te bllokohet. VV nuk paraqet propozim, ose nuk merr pjese ne seancen konstituive. Ketu fillojne lojerat tjera politike.

Shpresoj qe do te ndodhe skenari i pare. Nuk kemi kohe per te humbur, as edhe nje dite te vetme.

Gazetari

Read Previous

Jeta në qytetin e akullt, aty ku ngrin gjithçka dhe temperaturat shkojnë deri në -53.2 gradë

Read Next

SKANDALOZE: Zbulohet marrëveshja Rama-Vuçiq – Ja çfarë planifikuan ti bëjnë Kosovës