Trajneri që shpalli Spanjën kampione të botës: Askush nuk mund të kundërshtojë VAR-in

Vicente del Bosque është padyshim një nga figurat më të shquara dhe më të respektuara të futbollit në Spanjë dhe jo vetëm.

Ish-trajneri i Spanjës, që arriti të fitonte Kupën e Botës me “furinë e kuqe”, është ndalur në kampionatin spanjoll, aty ku duket se nuk ka asnjë kontestim sa i përket sistemit VAR.

Trajneri ka kërkuar që asnjë klub të mos ankohet në lidhje me këtë sistem, duke e konsideruar një sistem të drejtë dhe që herë dënon e herë ndihmon klubet.

Ai ka kërkuar njëkohësisht nga Real Madridi dhe Barcelona që mos bëjnë polemika por të kthehen në shembullin që duhet ndjekur.

“Askush nuk mund të kundërshtojë për VAR-in, sepse një ditë mund të jesh më i ndihmuar nga ky sistem dhe një ditë tjetër mund të ndëshkohesh. Në Spanjë, klubet duhet të mbyllin gojën dhe klubet e kreut të bëhen shembull për klubet e tjera për mënyrën si të sillen me arbitrat”, u shpreh Del Bosque.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

VIDEO/ Bota në miniaturë në globat prej qelqi

Read Next

Ja çka ka humbur Majku, Majlinda shfaqet seksi për fundvit