Trajneri i parë i Ronaldos: Fenomen që 12 vjeç

Është njeriu i parë që besoi te Kristiano Ronaldo, por Leonel Pontes nuk është një emër shumë i njohur për futbollin botëror.

Trajneri i parë i portugezit është një bashkëqytetar i tij, pasi të dy janë me origjinë nga Funçali i Madeiras.

Fati deshi që rrugët e tyre të bashkohen në Lisbonë, ku njëri ishte trajner e tjetri një talent nga të shumtit në akademi.

Në lidhje me takime e para me Kristianon, Ponte u shpreh:

“Kishte fizik të dobët, por dukej që kishte stof kampioni. Ishte shumë i shpejtë, por nuk kënaqej kurrë dhe shpesh e shihja të vraponte me pesha të lidhura në kavilje. Driblimi ishte arma e tij që 12 vjeç, por forca e vullnetit e bëri ky që njohim sot”.

Gazetari

Read Previous

FC Prishtina kërkon drejtësi në gjyq ndaj disa klubeve të Shqipërisë

Read Next

Senatori Johnson fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum