Trajneri i Kroacisë përgëzoi Francën për titullin

Zlatko Daliq është deklaruar pas humbjes së Kroacisë në finale të Kupës së Botës nga Franca.
Trajneri i Kroacisë ka përgëzuar ekipin e tij për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa Francën për suksesin e arritur.

“Unë e përgëzoj Francën për titullin, kemi luajtur mirë në 20 minutat e parë, kemi kontrolluar ndeshjen, pastaj erdhi autogoli. Ne u rikthyem prapë, dominuam ndeshjen, dhe u akordua penalltia”, ka deklaruar Daliq.

“Më duhet të përgëzoj edhe lojtarët e mi, ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të mirë në këtë kampionat, por kemi pranuar gola. Duhet të jemi krenar me atë që kemi bërë”.

Gazetari

Read Previous

3 Njerëzit E Parë Që Do Gjykohen Në Ditën E Kiametit

Read Next

Hadithet Qe Flasin Per Shenjat E Dites Se Gjykimit