Trajneri i Barcelonës: Do të doja të punoja me Neymarin

Setien e do Neymarin në Barcelonë

Edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur lidhur me trasnferimin e mundshëm të Neymar në Camp Nou.

Ai ka rritur spekulimet duke thënë se ‘shpresoj të punoj me Neymarin’.

Neymar vazhdimisht është lidhur me një rikthim te Barça që kur u largua në vitin 2017 për PSG-në për 222 milionë euro.

“Do të më pëlqente ta tranoja një ditë sepse është lojtar klasi”, tha Setien.

“Të them të drejtën, kam realizuar ëndrrën duke punuar me Lionel Messin, por do të isha shumë I kënaqur nëse Neymar na bashkohet”, shtoi ai për beIN SPORTS. /Gazeta Express/

Fitore H

Read Previous

Ahmeti: Të hapen çerdhet e kafiteritë dhe të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Read Next

Newcastle e do Hernandezin